Sporti

Mourinho pas lojtarit të Manchester United, dëshiron ribashkimin me portugezin

09/23/2021 13:16
nga:E K

Pasi nënshkroi me Diogo Dalot për Manchester United, në 2018, Jose Mourinho edhe një herë dëshiron transferimin e mbrojtësit portugez por tani te Roma.

Sipas portalit Calciomercato, Tiago Pinto, drejtor sportiv i ekipt të Romës, po studion strategjinë për ta vendosur Dalotin në shërbim të Mourinhos që nga janari, përcjell GazetaBlic Sport.

Plani përfshin një kërkesë për huazimin e tij për gjashtë muaj me një mundësi për të blerë në fund të sezonit.

Argjentinasi Nahuel Molina, nga Udinese, emërohet si një alternativë nëse Roma dështon të transferojë Dalot.

/GazetaBlic Sport/