Sporti

Mourinho nuk mund të paramendonte për një fundjavë më të keqe: Pas humbjes, i dëmtohet edhe ylli i skuadrës

08/27/2023 13:27
nga:Lorik J

Roma e ka nisur keq sezonin në Serinë A. Pas barazimit në Olimpico ndaj Salernitanës në xhiron e parë, Mourinho është mposhtur 2:1 mbrëmë në ndeshjen në Verona.

Një tjetër lojë e dobët dhe pa shkëlqim nga skuadra e Jose Mourinhos. Fillimi i kampionatit është katastrofik, dhe gjithçka erdhi në një moment të pavolitshëm, pasi fundjavën e ardhshme do të përballet me derbin e parë të sezonit me skuadrën e Milanit.

Megjithatë, kur fillojnë gjërat e këqija, ato ndjekin njëra-tjetrën. Krahas turbulencave të rezultateve në startin e sezonit të ri, Roma ka probleme edhe me stafin e lojës.

Në ndeshjen e mbrëmshme është lënduar Paulo Dybala. Futbollisti argjentinas pritet të marrë një pushim, që është një dhimbje koke e re për Mourinhon, por edhe për tifozët e Romës.

Dybala u dëmtua në ndeshjen kundër Veronës. Ai u largua nga loja në minutën e 68-të kur u zëvendësua nga Solbakken.

Krahas sfidave të brendshme, Roma pritet të luajë edhe në fazën e grupeve të Europa League, e cila nis në mesin e shtatorit, në sezonin e ri.

/GazetaBlic Sport