Roma arriti fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së parë të garës së re evropiane “Europa Conference League”.
Skuadra e drejtuar nga Mourinho arriti fitore me rezultat të thellë 5-1 ndaj CSKA Sofia, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes Mourinho tha se skuadra e tij nuk luajti keq por fitorja kaq e thellë nuk ishte e merituar.
“Ne nuk luajtëm mirë. Po krijohet një ekip, me një grup shumë të fortë. Ne kemi folur tashmë për faktin, se nëse jemi një ekip ndërsa fitojmë, duhet të jemi edhe më shumë kur të vijë humbja. Do të jetë e rëndësishme në atë moment. Por, ne nuk kemi luajtur mirë, nuk më pëlqeu loja jonë.
“Nuk më pëlqeu cilësia e lojës, mesfusha me pak intensitet, dy mbrojtës të krahut nuk shtynë aq shumë, – theksoi trajneri portugez. – Dhe pastaj humbëm shumë duele mbrojtëse. Nuk mund të them që kemi luajtur keq, por nuk e meritonim të fitonim 5-1. Ishte një rezultat i rëndë për ta”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


