Steven Nzonzi është shumë pranë largimit nga Roma.
Sipas AS, mesfushori nuk futet në llogaritë e Mourinhos dhe pasi u kthye nga huazimi në Francë nga Rennes, ai nuk ka luajtur ende për klubin romak, shkruan GazetaBlic Sport.
Roma dëshiron largimin e tij, pasi paguhet 5.7 milionë euro në sezon.
Nzoni raportohet se mund t’i bashkohet skuadrës Al Rayyan.
/GazetaBlic Sport/


