Sporti

Mourinho: Nuk kam fare interesim për lojtarët e Romës

06/03/2024 17:41
nga:E K

Prezantuar nga Fenerbahce, trajneri portugez, Jose Mourinho u pyet për spekulimet lidhur me interesimin për Dybala dhe Lukaku.

Pas prezantimit para tifozëve të Fenerbahces një ditë më parë, Jose Mourinho u prezantua në mediat turke këtë të hënë. Trajneri portugez u pyet për tregun e transferimeve dhe konkretisht për thashethemet që lidhin Lukakun dhe Dybala me gjigantin turk, transmeton GazetaBlic Sport.

Përgjigja ishte pragmatike: “Do të përpiqem të jem edhe më i drejtpërdrejtë: emrat e lojtarëve nga klubi im i mëparshëm, më lejoni të jem i qartë. Unë kam zero interes për  lojtarët e Romës”.

Trajneri reagoi me ironi edhe ndaj një pyetjeje për rikthimin e Arda Guler nga Real Madridi: “Nëse Arda Guler dëshiron të vijë, pse jo? Nëse ai e do Fenerbahcen, nëse vjen falas dhe Real Madridi paguan 75% të pagës së tij, nuk mund të themi jo”.

/GazetaBlic Sport/