Everton është në kërkim të një trajneri të ri, pasi para disa ditësh shkarkuan trajnerin, Rafa Benitez.
Një nga objektivat për postin e trajnerit te skuadra angleze është edhe ‘Special One‘, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Mourinho ka zbuluar se nuk dëshiron një rikthim në Premierligë, dhe do mbetet besnik ndaj kontratës me Romën.
“Tani, unë nuk do të ndryshoj punën time tek Roma me asnjë tjetër”, ka thënë Mourinho.
“Unë i kam dhënë fjalën time Romës për tri vite dhe ndihem sikur ky është projekti im”, shtoi portugezi.
/GazetaBlic Sport/


