Mbi pesëdhjetë milionë euro të mbetura në tribuna për ndeshjen ndaj Napolit, por Mourinho vazhdoi në kokën e tij duke “ndëshkuar” ata lojtarë që portugezi mendoi se ishin fajtor në humbjen poshtëruese ndaj Bodo/ Glimt.
Mourinho nuk i ka falur Kumbullën, Diawara, Villar dhe të tjerë. Paraqitje totalisht të pamjaftueshme në Norvegji, gabime që çuan në nokaut poshtërues për Romën dhe për Mourinhon që për herë të parë pësoi më shumë se pesë gola në një ndeshje.
Kumbulla ka postuar së fundmi një foto nga stërvitja e sotme me Romën, ku përcjell edhe mesazhin e tij të pastër të trajnerin portugez. “Nga gabimet mësohet. Pak fjalë dhe shumë punë! Jepi Roma”, shkruan Marash Kumbulla.



