Përmes një deklarate të lëshuar këtë të martë, radio italiane Retesport njoftoi se do të bojkotojë konferencat e ardhshme për shtyp në Romë.
Vendimi bazohet në përgjigjen e trajnerit portugez kur i pyetur nëse do të ndryshonte ndonjë gjë në lidhje me gjashtë muajt e fundit, ai iu përgjigj gazetarit: “Ose është shumë inteligjent dhe dëshiron të përcjellë imazhin se nuk është, ose është jo inteligjent”, transmeton GazetaBlic Sport.
“Retesport, duke shprehur solidaritetin me Marco Juric lidhur me përgjigjen e pakëndshme dhe jo të duhur të z. José Mourinho në sallën e shtypit, të shtunën e kaluar, vendos të pezullojë pjesëmarrjen në konferencat për shtyp. I urojmë trajnerit që gjithmonë të punojë më shumë për të rritur fatin e skuadrës dhe për të përqendruar vëmendjen në zgjidhjet e mundshme teknike, duke shmangur goditjet spektakolare që për momentin i konsiderojmë totalisht të papërshtatshme”, thuhet në deklaratën e kësaj Radio.
/GazetaBlic Sport/


