Sporti

Mourinho: Napoli fitoi pa e merituar, Lozano një lojtarë grindavec që qëndron veç në tokë!

10/24/2022 10:20
nga:Lorik J

Skuadra e Napolit fitoi mbrëmë ndaj Romës me rezultatin 0:1, falë golit të Victor Osimhen në minutën e 80’të.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho theksoi se nuk ishte i kënaqur me arbitrimin, teksa tha se Napoli nuk e meritoi fitoren, përcjell GazetaBlic Sport.

“Performanca e Irratit nuk më pëlqeu, por nuk e kritikoj. Napoli fitoi pa e merituar”, tha trajneri portugez.

“Ne gjithashtu e kemi atë lojtarin nga Napoli, si quhet vërtet? Ai që është gjithmonë grindavec dhe gjithmonë në tokë? Ah, Lozano, kaq. Prandaj ju them se nuk dua të flas keq për arbitrin: Irrati është një njeri serioz dhe i ekuilibruar, e kam parë tashmë në ndeshje të tjera”, ka shtuar në fund Mourinho, trajneri i ‘Giallorossëve’.

“Kishte gjëra që nuk më pëlqyen në lojë, dhe e kam thënë tashmë, në një mënyrë të qetë dhe të civilizuar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport