Mourinho mund të rikthehet te Real Madridi.
Portugezi aktualisht është trajner i Romës, kurse bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë nisur ende, shkruan GazetaBlic Sport.
Carlo Ancelotti mund të pensionohet pas përfundimit të sezonit, kurse “La Repubblica” raporton se presidenti, Perez po mendon ta zëvendësojë atë me Mourinhon.
Trajneri i Romës ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2024.
/GazetaBlic Sport/


