Sporti

Mourinho kritikon ashpër Southgate për penalltitë

07/12/2021 10:34
nga:E K

Italia mposhti mbrëmë pas penalltive Anglinë.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 pas 120 minutave lojë, kurse italianët u treguan më të qetë në penallti dhe fituan me rezultat 3-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka kritikuar ashpër homologun e tij, Gareth Southgate në përzgjedhjen e lojtarëve të cilët gjuajtën penalltitë.

Ai kritikoi poashtu ashpër zëvendësimin e Jordan Henderson i cili hyri në fushë në minutën e 74’të dhe u largua për t’i lënë vend Rashford në minutën e 120’të pasi ai ishte ekzekutues i penalltisë.

Ky vendim i tij doli të jetë katastrofal pasi Rashford dhe Sancho të dy u inkuadruan në minutën e 120 për penallti dhe të dy i humbën ato.

Mourinho tha se një lojtar që sapo ka hyrë në fushë në prekjen e parë nuk duhet të ekzekutoi penallti.

“Ku ishte Sterling? Stones? Shaw? Pse nuk qëndruan Henderson apo Walker në fushë? Është shumë, shumë e vështirë për Rashford dhe Sancho të marrin një penallti pas vetëm një kontakti me topin. Më vjen shumë keq për Sakën”, tha Mourinho.

/GazetaBlic Sport/