Dy super ndeshje zhvillohen sot në UEFA Conference League.
Roma e Jose Mourinhos do të përballet me Leicester Cityn, takim ky që zhvillohet në “King Power Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.
Anglezët cilësohen favorit ndaj italianëve, megjithatë verdhekuqtë mund të mbështeten te eksperienca e një trajneri si Jose Mourinho.
Në ndeshjen tjetër, Feyenoord dhe Marseille kërkojnë historinë në Roterdam.
Skuadra franceze e eliminoi skuadrën e PAOK, kurse holandezët triumfuan ndaj Slavia Prague.
Të dy ndeshjet zhvillohen në ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


