Sporti

Mourinho ka mbetur i mahnitur nga profesionalizmi i Marash Kumbullës, Roma refuzon ofertat për mbrojtësin shqiptar

01/18/2023 14:12
nga:L J

Marash Kumbulla është treguar fantastik në dy ndeshjet e fundit të Romës.

Mbrojtësi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë, ndërsa veçanërisht ndaj Fiorentinës, performanca ishte e nivelit të lartë në Serinë A.

Mourinho ka mbetur i mahnitur nga profesionalizmi i Kumbullës që stërvitet me përkushtim dhe mban nivele të tilla, pavarësisht se luan pak minuta.

Mediat italiane raportojnë se Roma ka refuzuar ofertat për lojtarin e Kombëtares dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kryeqytetasve.