Roma e Jose Mourinhos do t’i ofrojë Henrikh Mkhitaryan mundësinë për të rinovuar për dy sezone, pas sezonit të mirë që lojtari ka.
Sipas Calciomercato, gjatë pushimit për ndeshjet e skuadrave, të dyja palët do të takohen për të analizuar propozimin, përcjell GazetaBlic Sport.
Mkhitaryan, 33 vjeçar, aktualisht merr katër milionë euro në sezon dhe propozimi është përgjysmuar, në mënyrë që lojtari të marrë dy milionë euro në sezon.
Anësori ka shënuar tre gola dhe ka bërë shtatë asistime në 34 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me Romën.
/GazetaBlic Sport.


