Jose Mourinho shprehet i lumtur me fitoren e Romës ndaj Salernitanës, pavarësisht se ekipi kishte disa vështirësi në fillim.
Pjesa e parë e ndeshjes së djeshme përfundoi pa gola, por në fund ndeshja përfundi 4-0 për Romën, me dy golat e Lorenzo Pellegrini, Jordan Veretout dhe Tammy Abraham, përcjell GazetaBlic Sport.
Mourinho potencoi se skuadra e tij e dominoi ndeshjen dhe me meritë mori tre pikë.
“Ishte e pamundur të mos e fitosh këtë ndeshje,” tha Mourinho për DAZN.
“Isha krejtësisht i qetë që nga minuta e parë. Skuadra luajti vërtet mirë. Ne dominuam ndeshjen. Jam i lumtur që jam kthyer në Itali, me një klub që ka tifozë të vërtetë, me njerëz që ndiejnë pasionin. Edhe mua më duhej të kthehesha në ndjenjën e këtyre ndjesive”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


