Jose Mourinho beson se Italia e meritonte të fitoninnë penallti ndaj Spanjës.
Kombëtarja e Roberto Mancini rezervoi një vend në finalen e UEFA Euro 2020 duke mposhtur Spanjën në penallti në gjysmëfinale, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është gjithmonë për të ardhur keq për një ekip që humbet në penallti, por është realiteti i futbollit. Ata [Italia] e përballuan presionin në një mënyrë më të mirë, ishte një ndeshje e madhe futbolli”, tha Mourinho për TalkSport.
“Spanja krijoi vështirësi të mëdha, duke luajtur pa një Nr.9, mbrojtja e Italisë nuk kishte asnjë referencë, asnjë lojtar për të shënuar”, vazhdoi Special One.
“Ndjej që Italia ishte ajo që kanë qenë në vitet e kaluara, e fortë, e durueshme, mbrojtëse dhe gjithmonë kompakte. Por Italia deri më tani ishte shumë më e mirë se kaq.”


