Jose Mourinho i ka komunikuar drejtuesve të Real Madrid se disa lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Lajmi është bërë publik nga gazetari Ramon Alvarez, i cili raporton se trajneri portugez ka vendosur një listë lojtarësh që mund të mos kenë rol në projektin e ri sportiv, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas këtij raportimi, emrat që përmenden si jashtë planeve të Mourinhos janë:
Raul Asencio
Rodrygo
Fran García
Dani Ceballos
Eduardo Camavinga
Franco Mastantuono
Këto zhvillime vijnë në një periudhë spekulimesh të shumta rreth riformatimit të skuadrës së Real Madridit dhe rolit që do të kenë disa lojtarë në projektin e ri.
/GazetaBlic Sport/


