Pellegrini ka rinovuar kontratën me Romën.
Jose Mourinho reagoi me entuziazëm ndaj rinovimit të Lorenzo Pellegrini, deri në vitin 2026, shkruan GazetaBlic Sport.
Portugezi tha se Pellegrini është figura kyçe e skuadrës së Romës.
“Kur më tha se ishte në klub njëqind për qind, edhe pa marrëveshje, isha i bindur se ai do të rinovonte herët a vonë. Ashtë një simbol i klubit dhe një romanist i pastër, është e rëndësishme që gjithçka të zgjidhet. Lorenzo [Pellegrini] është këtu për të qëndruar“, tha Mourinho.
/GazetaBlic Sport/


