Sporti

Mourinho i habitur me lojtarët e tij: Po krijojmë kaq shumë raste por nuk po shënojmë, si është e mundur kjo?

11/07/2021 17:33
nga:E K

Jose Mourinho u ankua për mungesën e efikasitetit të ekipit të tij në vizitën në Venecia, ku Roma humbi me rezultatin 2-3, dhe nuk komentoi penalltinë kundër skuadrës së tij.

Roma humbi këtë takim me rezultat 3-2, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kemi krijuar shumë raste, jemi afruar shumë herë te goli, por nuk kemi mundur të shënojmë, është zhgënjyese. Kemi bërë më shumë se 20 goditje. Si është e mundur të krijosh kaq shumë dhe pastaj të mos shënosh?”, tha Mourinho.

Mourinho poashtu u shpreh i zemëruar me referët.

“Pësuam golin e parë nga ndërprerja. Një tjetër episod i rëndësishë në rrjedhën e lojës ishte goli i dytë i Venezias. Duhet të mbrohem dhe t’i mbaj ndjenjat e mia për vete… Do të them vetëm se ishte një moment shumë, shumë i rëndësishëm në ndeshje.”

/GazetaBlic Sport./