Sporti

Mourinho flet pas humbjes së parë me Romën: Nuk kemi luajtur mirë

09/20/2021 09:50
nga:E K

Roma u mposht dje nga Verona me rezultat 3-2.

Kjo ishte humbja e parë e Romës nën urdhërat e Mourinhos, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri portugez foli pas ndeshjes me Veronën, dhe tha se e dinte se kundërshtari kishte shumë cilësi dhe do ishte e vështirë ndeshja ndaj tyre.

“E dija që Verona ka shumë cilësi dhe do të ishte e vështirë të luaje kundër tyre, veçanërisht pas ndryshimit të trajnerit që sjell një reagim në aspektin psikologjik. Kjo u pa sonte”, tha Mourinho.

/GazetaBlic Sport/