Sporti

Mourinho e sheh Gvardiol si përforcimin ideal për Real Madridin

06/03/2026 11:59
nga:L J

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thuhet se e ka identifikuar mbrojtësin kroat Josko Gvardiol si objektivin kryesor për të përforcuar repartin defensiv të skuadrës.

Sipas mediave spanjolle, Mourinho beson se Gvardiol i përshtatet në mënyrë perfekte profilit që kërkon për ekipin madrilen, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërkohë, presidenti i klubit, Florentino Pérez, raportohet se është dakord me vlerësimin e trajnerit dhe ka dhënë miratimin për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit kroat.

/GazetaBlic Sport