Trajneri i Romës, Jose Mourinho po kërkon një ribashkim me Eric Bailly dhe Manchester United thuhet se ka vendosur çmimin në 10 milionë euro.
Qendërmbrojtësi ishte një nga lojtarët e parë që Mourinho solli në Old Trafford në verën e vitit 2016, një transferim që i kushtoi Unitedit 38 milionë euro për ta marrë atë nga Villarreali, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Mirror Football, çmimi i kërkuar besohet të jetë rreth 10 milionë euro, megjithëse Roma mund të kërkojë një huazim me opsionin për të blerë fillimisht.
Megjithatë, ka një problem në këtë mes, kjo për shkakun se futbollisti po kërkon qëndrimin tek Manchester United.
/GazetaBlic Sport/


