Sporti

Mourinho e dëshiron Bale te Roma

06/10/2022 17:52
nga:E K

Tekniku portugez i Romës, Mourinho është duke provuar goditjen e madhe në merkaton e verës.

Sipas “Corriere dello Sport”, Jose Mourinho ka dëshirë të provojë transferimin e Gareth Bale, lojtari i cili theu rekordin e merkatos së transferimeve me shifrat e tij, nga Tottenham te Real Madrid për 100 milionë euro.

Gareth Bale nuk ka patur një sezon të mirë nën drejtimin e Ancelotti, ku më shumë ka qenë në stol dhe jo në fushën e lojës.

Mou ka besim se Bale do t’i japë një frymë tjetër ekipit dhe një shtysë të lartë në repartin e sulmit.