Sporti

Mourinho: Dybala u bashkua me Romën sepse shumë dyshuan te ai

08/25/2023 23:08
nga:E K

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur së fundmi për bashkimin e Paulo Dybala-s me ta vitin e shkuar.

Duke folur për mediet në prag të ndeshjes ndaj Hellas Verona, portugezi tha se ish-sulmuesi i Juventus u bashkua me ekipin e tij vitin e shkuar, pasi shumë dyshuan te ai.

“Vitin e kaluar morëm Dybalan sepse shumë kishin dyshime për gjendjen e tij fizike. Nëse shkojmë në një klub për të blerë një lojtar që ka pasur një sezon të mrekullueshëm, ne nuk mundemi. Duhet të përshtatemi me rreziqet, ne e bëmë. Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë.”-tha Mourinho.