Jose Mourinho nuk harron natën e 25 prillit 2012, e cila zbulon se ka qenë më e vështira te Real Madrid.
Atë ditë, bardhezinjtë u eliminuan nga Bayern në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve , pas penalltive, në Santiago Bernabeu, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte hera e parë dhe e vetme që qaja pas një loje. Natyrisht që nuk e bëra në fushë apo në dhomat e zhveshjes, por e bëra në makinë ndërsa isha duke vozitur rrugës për në shtëpi. Isha plotësisht i shkatërruar”, rrëfeu ai.