Sporti

Mourinho dëshiron rinovimin e kontratës së Smalling

01/05/2023 19:05
nga:E K

Paraqitjet e mira të Chris Smalling po zgjojnë interesin e klubeve të tjera, kryesisht Interit.

Trajneri, Jose Mourinho do të ketë informuar drejtuesit se synon të vazhdojë kontratën e qendërmbrojtësit dhe drejtori i përgjithshëm Tiago Pinto tashmë raportohet se ka nisur negociatat, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Il Messagero, mbrojtësi 33-vjeçar anglez ka një opsion në kontratën e tij që mund ta rinovojë nëse bën 50 për qind të ndeshjeve të tij këtë sezon.

Lojtari do të jetë në gjendje të arrijë këtë pikë në fund të muajit. Megjithatë, synimi klubit romak është rinovimi për dy sezone dhe pranimi i uljes së pagës nga 3.5 milionë euro në 2.5 milionë euro në vit.

Smalling e ka tashmë propozimin, por ende nuk është përgjigjur.

/GazetaBlic Sport.