Sporti

Mourinho dëshiron Muller në Stamboll

04/10/2025 13:52
nga:Lorik J

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho, po planifikon një lëvizje shumë ambicioze në merkaton e verës, me dëshirën e tij për të tërhequr në klubin turk legjendën e Bayern Munichut, Thomas Muller, raportojnë botimet turke Fanatic dhe Sporx.

Së fundmi u bë e qartë se Bayern Munich nuk do të vazhdojë kontratën me Muller dhe ai do të largohet nga Allianz Arena pas një çerek shekulli në klub.

Mourinho dëshiron që Fenerbahce t’i ofrojë sulmuesit me përvojë gjermane një kontratë 1+1 vit, me Muller që do të zëvendësojë Edin Dzekon dhe Dusan Tadic, të cilët të dy do largohen.

Është ende e paqartë se ku do të vazhdojë karrierën Thomas Muller, i cili ka 6 gola dhe 5 asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

/GazetaBlic Sport