Sporti

Mourinho besnik: Askush dhe asgjë nuk më largon nga Roma, nuk i lë djemtë vetëm

10/21/2021 09:22
nga:E K

Jose Mourniho dhe Roma është një dashuri që ka filluar jo shumë kohë më parë, por që çdo ditë e më shumë po rritet.

Trajneri portugez është shumë i lumtur në kryeqytetin italian dhe dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Olimpico.

Pas ndryshimit të pronarëve, Newcastle United ka tentunar afrimin e Mourinhos, por përgjigjja e tij për klubin anglez ka qenë negative.

Edhe pse Newcastle zyrtarisht është skuadra më e pasur në botë dhe me pretendime për të bërë transferime të mëdha, kjo nuk e ka bindur Mourinhon.

Special One ka vendosur t’i qëndroj besnik Romës dhe dëshiron të fitojë trofe me Giallorosët.

Trajneri portugez ka dhënë arsyet e tij pse ka refuzuar Newcastlen, duke thënë se asgjë nuk e largon nga Roma.

“Unë nuk po i braktis djemtë e mi për asgjë, është vendosur. Kam nënshkruar për tri vite dhe askush e asgjë nuk do të më lejojë t’i braktis”, deklaroi Special One.

Deklarata e Mourinhos i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë tifozëve të Romës të cilët e kanë përshëndetur vendosmërinë e portugezit për t’i qëndruar besnik Romës.

Pas kësaj Mourinho foli edhe për ndeshjen e Ligës së Konferencës ku Roma do ta zhvillojë në udhëtim te Bodo/Glimt në Norvegji.

“Nuk do të jetë e lehtë me fushën sintetike, një udhëtim tetë orësh. Ne nuk kemi shumë lojtarë dhe disa kanë probleme”.