Sporti

Mount pasimi ishte fantastik nga Jorginho, kisha hapsirën e nevojshme për të shënuar

04/07/2021 23:14
nga:Lorik J

Chelsea fitoi pa vështirësi të mëdha ndaj Portos në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve me rezultatin 0:2.

Mason Mount në pjesën e parë dhe Chillwell në të dytën shënuan për fitoren e madhe Chelseat si mysafir në çerekfinalen e parë ndaj Portos në udhëtim, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes realizatori i golit, Mason Mount tha se e dinte çfarë i priste, megjithatë është i lumtur për fitoren e ekipit të tij.

“Ne e dinim se do të ishte një lojë e vështirë. Qëllimin e arritëm me këtë fitore”, tha Mount për BT Sport.

Mount lavdëroi Jorginhon për pasimin e mrekullueshëm për të.

“Një pasim fantastik nga Jorginho, kisha hapsirën e nevojshme dhe godita”, përfundoi mesfushori anglez.

/GazetaBlic Sport.