Youssoufa Moukoko dhe Borussia Dortmund do të vazhdojnë së bashku.
Pas një negociate të gjatë, gjermani i ri vendosi të rinovojë kontratën me BVB-në, duke nënshkruar deri në qershor 2026.
“Nuk është sekret që ndihem mirë në BVB. Kam luajtur në akademinë e të rinjve, hapat e parë në futbollin profesionist i kam hedhur këtu dhe tani Jam gati të hedh hapin tjetër në rritjen time së bashku me klubin”, shpjegon sulmuesi gjerman, i kërkuar nga shumë ekipe të mëdha evropiane.
“Ndjej besimin e stafit stërvitor dhe këtu është një mjedis ku mund të rritem në mënyrë perfekte. Sigurisht që u nderova nga interesimi i klubeve të tjera, por në fund ishte një vendim i zemrës. Tifozët gjithmonë më kanë mbështetur”, përfundon 18-vjeçari.
/GazetaBlic Sport


