Youssufa Moukoko ka komentuar në lidhje me të ardhmen e tij.
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Moukoko po kalon në një periudhë fenomenale në Gjermani.
Në 12 ndeshje sa ka zhvilluar ka shënuar gjithsej gjashtë gola.
Forma e tij ka bërë që shumë ekipe të interesohen për talentin 17 vjeçar.
E lidhur me të ardhmen e tij së fundmi ka folur edhe vetë lojtari duke thënë se është ndjehet si në shtëpinë e tij dhe se trajneri ka besim te ai.
“Kam qenë këtu në Borussia Dortmund për 7 vjet, ndihem si në shtëpinë time këtu
Unë e njoh shumë mirë këtë klub dhe trajneri Terzic më beson mua”, u shpreh ai.
Moukoko ka kontratë me BVB deri në vitin 2023, mbetet të shihet nëse do ta zgjasë qëndrimin në ‘Signal Iduna Park’.


