Showtime

Motra e Granitit në “Big Brother Vip” flet për marrëdhënien e tij me Fifin

10/13/2021 23:35
nga:Lorik J

Granit Cana tërhoqi vëmendjen e publikut për shkak të fizikut të tij.

Ai tashmë është duke u përfolur më tepër pas afrimitetit me këngëtaren e njohur, Fifi, ku dyshja shihen çdo herë e më të afërt.

Përmes një lidhje skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja Genta Cana tregoi sesi e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj.

“Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”, u shpreh si fillim ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se më herët Graniti ka pasur disa lidhje, duke e konsideruar vëllain pak tip aventurier.

Bieta e pyeti sesi e sheh marrëdhëien e tij me Fifin aty brenda, Genta nuk ngurroi të jepte një përgjigje pozitive.

“E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë’”, tha ajo ndërsa theksoi se sheh seriozitet në marrëdhënien e tyre