Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Boçovë në Fier.
Një motor ka përplasur një person të moshës 85-vjeçare, i cili si pasojë ka marrë lëndime trupore, raporton Abcnews.al.
Bëhet e ditur se si pasojë e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit, i cili është 37-vjeçar
Të dy janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku janë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë në zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.