Lajme

Motori del nga rruga në orët e para të mëngjesit në Poro, humb jetën drejtuesi

09/09/2025 12:24
nga:Y I

Një 65-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Poro të Vlorës, pas një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në rrugën e fshatit Poro në Vlorë, ku dyshohet se shtetasi M. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Bishan, duke drejtuar motomjetin, ka dalë nga rruga dhe, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

“Sot, rreth orës 01:30, në rrugën e fshatit Poro, Vlorë, dyshohet se shtetasi M. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Bishan, duke drejtuar motomjetin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti rrugor”, thuhet në njoftim.