Sporti

Moto GP gati për sezonin e ri, kampioni në fuqi shkëlqen në testet përgatitore

02/09/2024 19:37
nga:E K

Sezoni i ri i Moto GP po afron, me tifozët e këtij sporti që janë argëtuar me testet përgatitore në Sepang të Malajzisë. Sinjali kryesor që këto prova kanë sjellë është dominanca absolute e Ducati-t.

Francesco Bagnaia tregoi një performancë në rritje në ditët e fundit dhe e bën kandidatin kryesor për të mbrojtur titullin kampion. Pecco vlersoi motorin e këtij sezoni, duke cilësuar edhe sistemin e frenimit më të mirë se vitin që shkoi, me këtë të fundit që rezultoi jo pak herë problem.

Nga ana tjetër, Jorge Martin ishte i kënaqur me tre ditët e përgatitjeve. Sipas pilotit, motori i këtij viti është shumë më i fortë sesa ai që shkoi dhe premton rivalitet.

Rezultate pozitive kishte edhe për spanjollin Marc Marquez me stilin e ri të pilotimit.

Ndërkohe, disa probleme më shumë u evidentuan për Aprilia-n në krahasim me vitin e kaluar, çka nuk e bën skuderinë të jetë 100% gati.

Me një sezon për të mos u humbur, Moto GP ngre siparin e këtij edicioni më datë 10 mars në fundjavën e Lusail-it, në Katar.