Sporti

Motivim shtesë për Antwerp? Kryetari i klubit udhëton në minuta e fundit drejt Prishtinës

07/28/2022 16:59
nga:L J

Edhe Paul Gheysens, kryetari i klubit belg do të ndjekë ndeshjen mes FC Drita dhe Antwerp sonte në mbrëmje.

Gheysens nuk udhëtoi dje me skuadrën, por sot ka marrë një avion privat dhe do të jetë prezent në stadium bashkë me gruan e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtarët dhe stafi i Antwerp kanë udhëtuar për në Kosovë pasditen e së mërkurës, por Gheysens fillimisht vendosi të qëndrojë në shtëpi. Gazeta Van Antwerpen ka raportuar se Gheysens do të zbarkojë në Prishtinë sot.

Ky udhëtim sigurisht nënvizon edhe një herë rëndësinë e këtij dueli.

/GazetaBlic Sport