Lajme

Moti sot në Shqipëri

06/14/2022 08:24
nga:G B

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në Shqipëri, moti sot do të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

Në mesditë e kryesisht pasdite përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra, breshër i izoluar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 8-10 m/s. Valëzim në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë. (ATSH)

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/33 Diell re shi
Kukës 18/30 Diell re shi
Lezhë 21/32 Diell re shi
Dibër 15/28 Diell re shi
Durrës 22/34 Diell re
Tiranë 21/33 Diell re shi
Elbasan 19/34 Diell re shi
Berat 18/34 Diell re shi
Vlorë 21/32 Diell re shi
Korçë 15/27 Diell re shi
Gjirokastër 18/32 Diell re shi
Sarandë 20/31 Diell re