Lajme

Moti sot në Kosovë – Vendet ku pritet të bie shi

11/28/2021 07:14
nga:Gazeta Blic

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.