Lajme

Moti sot në Kosovë

09/30/2024 07:05
nga:G B

Për të hënën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira.

Era do fryjë kryesisht nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-54 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C.