Lajme

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

10/19/2023 07:18
nga:G B

Moti mbi Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 dhe 22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.