Lajme

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

06/01/2024 07:35
nga:Sh R

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.