Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, këto të fundit pritet të jenë më të shtuara gjatë ditës, duke u bërë kryesisht vranët. Mëngjesi do të jetë i ftohtë.
Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri në 20 gradë Celsius.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut me shpejtësi prej 10-28 km/h.