Lajme

Moti sot me diell dhe vranësia – temperaturat maksimale deri në 24 gradë

06/28/2023 07:39
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat në disa vende mund të sjellin riga shiu të intensitet të dobët.

“Në fushat termike parashihen rënie të lehta , sidomos në vlerat e temperaturave të mesditës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 24 gradë Celsius, ndërsa minimalja pritet të jetë 11 gradë Celsius.