Lajme

Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu dhe borë në zonat e larta

01/10/2026 07:04
nga:Sh R

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përziera dimërore (shi i ngrirë, shqotë dhe borë). Reshjet pritet të jenë kryesisht në formë shiu, sidomos gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje pritet e gjitha të shndërrohet gradualisht në borë.

Po ashtu, gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, reshjet pritet të shoqërohen me disa shkarkesa rrufesh, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C.