Lajme

Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius

12/10/2025 07:14
nga:G B

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë, derisa maksimalet e ditë parashihet të jenë nga 9 e deri në 12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1 e deri në 6 metër për sekond.