Lajme

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

05/31/2024 07:20
nga:Sh R

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 27 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.