Lajme

Moti sot dhe ditëve në vijim

12/25/2025 07:03
nga:G B

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore. Si pasojë e ndryshimit të situatës meteorologjike, parashikimi i mëhershëm ka pësuar ndryshime të lehta , ku perpos rigave te shiut parashihen edhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalett e dtës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Vorbulla polare ka fuqizuar aktivitetin e saj, duke krijuar kushte për ulje të temperaturave , sidomos atyre maksimaleve duke mundësuar ndryshime të lehta të parametrave meteorologjik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë deri në 2°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s.