Më shumë vransira përfshinë vendin ditën e mërkurë dhe të enjtë, ku shfaqen kushte për të reshura shiu kohëpaskohe.
Nga dita e premtë më shumë diell, por dhe mundësi që ultësirave të ketë mjegull mëngjesore.
Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore, me maksimale që luhaten nga 10C deri 13C, ndërkaq ato minimale 2C deri 5C.