Lajme

Moti për sot dhe nesër

08/24/2022 07:31
nga:G B

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.

Siç njofton IHMK, parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike. Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.