Lajme

Moti për pesë ditë: Vazhdojnë temperaturat relativisht të larta

06/15/2025 15:42
nga:G B

 Java e ardhshme parashihet të karakterizohet kryesisht me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Reshje të izoluara janë të mundshme të marten, të mërkurën dhe të premten, kryesisht në formë shtërngatash afatshkurta, me intensitet të ulët dhe shpërndarje të kufizuar gjeografike.

Parashikimi i Motit për pesë ditë (16-20  qershor  2025)!

E hënë- Mot  me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të  lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E martë- Mot  me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

E merkurë. Mot me diell dhe vranesira të shperndara.Vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri  13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29gradë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë  deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E enjte-  Mot me diell dhe pjesëisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit  e lehtë deri mesatare.

E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht  me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe riga të izoluara shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.

Indeksi UV mbetet i lartë pothuaj gjatë gjithë javës, prandaj respektoni këshillat e IKSHP!